Portugalia ka njoftuar se do të hedhi në treg një monedhë 7 euro për të nderuar legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo, në vlerësim për arritjet e tij.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin kombëtar të futbollit të Portugalisë me 130 gola ka dhënë shumë kontribut të rëndësishëm për kombin e tij.
Duke përfshirë udhëheqjen e Portugalisë drejt një fitoreje historike në Euro 2016 dhe fitimin e titullit të Ligës së Kombeve të UEFA-s në 2018/19.
Monedha është dizenjuar me imazhin e Ronaldos, dhe mbi të është shkruar "CR7". Monedha pasi të jetë hedhur në treg do të jetë një formë e pranueshme shpenzimi në vend.