Stil jete

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo ditë për një kujtesë të mirë

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Unë gjithmonë u them njerëzve të mendojnë për trurin si organizuesin e pothuajse çdo gjëje: mendimeve tona, kujtesës, fokusit, lëvizjeve, frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe se ushqime të caktuara mund ta ndihmojnë atë të jetë më i fortë, më i mprehtë dhe më i zgjuar. Truri dhe dieta jonë gjithashtu luajnë një rol kyç në jetëgjatësi. Ato që hamë mund të ndikojë drejtpërdrejt në inflamacion dhe stres oksidativ në trupin tone, të dyja këto mund të ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer dhe Parkinson. Dr. Uma Naidoo nga Harvard tregon 5 ushqimet që ajo vetë konsumon.

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo
Dr. Uma Naidoo

Çokollatë ekstra e zezë

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Çokollata ekstra e zezë është plot me antioksidantë dhe kakao që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qelizave të trurit. Gjithashtu përmban fibra për të ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit të trurit dhe parandalimin e aftësive njohëse. Një studim i vitit 2020 zbuloi sesi çokollata e zezë dhe çokollata e bardhë mund të ndikojnë në kujtesën e të rriturve. Pjesëmarrësit të cilëve iu dha çokollata e zezë kishin shfaqje më të mira të kujtesës verbale dy orë pas konsumimit të çokollatës, në krahasim me grupin që hëngri çokollatë të bardhë. Studiuesit sugjeruan se kjo ishte për shkak të përmbajtjes më të lartë të flavonoideve në çokollatën e zezë, e cila mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin njohës te njerëzit.

Frutat e pyllit

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Janë të mbushura me antioksidantë, fitonutrientë, fibra, vitamina dhe minerale. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës dhe përmbajtja e fibrave ndihmon në ushqimin e mikrobeve në zorrë për të zvogëluar inflamacionin e trurit. Ajo sugjeron të zgjidhni nga një shumëllojshmëri e frutave të pyllit me ngjyrë të kuqe, blu dhe të zezë. Luleshtrydhet, për shembull, janë të pasura me flavonoide dhe mund të ndihmojnë në ngadalësimin e harresës; Boronica përmban lloje të ndryshme të flavonoideve të lidhura me parandalimin e stresit oksidativ.

Shafrani i Indisë

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Një nga përbërësit kryesorë në të është kurkumi. Kjo është një substancë e fuqishme anti-inflamatore. Konsumimi i tij mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomave të ankthit dhe të mos ulë aftësitë kognitive, pavarësisht moshës. Shafrani i Indisë është i mirë, por përfitimet mund të jenë më të forta kur kombinohet me piper të zi. Në oriz, patate apo bollgur mund ta përdorni sa herë të doni.

Sallata

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Sallatat jeshile janë një element kryesor në dietat e shëndetshme për trurin sepse përmbajnë folate, është një vitaminë B që mbështet zhvillimin e neurotransmetuesve. Mungesa e folatit është e lidhur me simptomat e depresionit, si dhe me plakjen e aftësive njohëse.

Të preferuarat e Dr. Uma janë:

Rukola, spinaqi, Chard zvicerane, lakra. Nëse nuk i hani dot ashtu siç janë mund t`i shtoni në ushqime. Në pica makarona apo burritos.

Ushqime të fermentuara

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Ushqimet e fermentuara kanë acid laktik që mund të gjenerojë baktere miqësore për zorrën.

“Ne kemi atë që quhet lidhje zorrë-tru”, thotë Naidoo. “Pra, kur hamë ushqime të fermentuara dhe përmirësojmë shëndetin e zorrëve, ne gjithashtu mund të përmirësojmë funksionin tonë njohës”.

Asaj i pëlqen të hajë kimçi të bërë në shtëpi si një meze të lehtë me selino, ose ta kombinojë atë me sallata për cilësi dhe shije shtesë.