Stil jete

Një serial Netflix-i për të kaluar javën me shi

Një serial Netflix-i për të kaluar javën me shi

Një vajzë ka lindur me një problem në zemër. I ka ditët të numëruara. Është shumë larg në listën e pritjes për dhurues.

Një burrë i dëshpëruar kërkon me çdo kusht t`i shpëtojë jetën gruas së tij. Do të arrijë të bëjë gjithçka për të. Gjithçka!

Nga ana tjetër, një grua rrëmbehet, vritet dhe i nxirret zemra nga vendi.

Burri i saj kërkon me çdo kush të gjejë kush e mban zemrën e gruas së tij.

Rrugët e tyre ndeshen dhe aty fillon historia.

“The Marked Heart” titullohet. Ka 14 seri. Mund ta nisësh që sot, meqë është ditë me shi.