Stil jete

Një skulpturë e Vladimir Putinit shfaqet në një shesh lojrash në Nju Jork. Cili është qëllimi i saj

Një skulpturë e Vladimir Putinit shfaqet në një shesh

Vladimir Putin u shfaq në një shesh lojrash në Central Park të Nju Jorkut.

Jo fizikisht, në fakt një skulpturë në ngjyrë të kuqe e Presidentit rus u ngrit atje nga artisti francez James Colomina.

Një skulpturë e Vladimir Putinit shfaqet në një shesh

Colomina mori meritat për skulpturën, e cila përshkruan Putinin të ulur mbi një tank lufte në miniaturë.

Një skulpturë e Vladimir Putinit shfaqet në një shesh

“Kjo skulpturë synon të denoncojë absurditetin e luftës dhe të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve kur përballen me situata të dhunshme, katastrofike të shkaktuara nga të tjerët”, shkruante Colomina.

Colomina është i njohur për skulpturat e tij të kuqe të ndezura në rrugë, shpesh të instaluara në mënyrë të fshehtë në vende publike pa ndonjë paralajmërim paraprak. Në prill, ai vendosi një skulpturë tjetër me një mesazh kundër luftës: një fëmijë ushtar që mbante një pushkë që shndërrohet në trëndafil , e vendosur në Francë.

Instalimi i Colominës vjen më shumë pas pesë muajve të pushtimit rus të Ukrainës.