Një vajzë e vogël fton Princin George në ditëlindje. Familja mbretërore përgjigjet

Princi George, trashëgimtari i fronit të Anglisë është sigurisht në qendër të vëmendjes. Ashtu siç është edhe në vëmendjen e një vajzë angleze, 5 vjeçe. Ajo e ftoi në ditëlindjen e saj.
I bëri një ftesë dhe e dërgoi në adresën e familjes mbretërore.
Familja mbretërore iu përgjigj. Kërkesa u refuzua për arsye të ditura protokolare, por nëna e foshnjës tha se ishte krenare për vëmendjen e marrë. Dhe e tregoi historinë në rrjete sociale.
Letra u firmos nga nëna dhe babai i Princit George, të cilët shprehën se ishin të nderuar për këtë ftesë.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u prekën pa masë nga fakti që morët mundimin t`i shkruanit djalit të tyre, Princit George. Lartësitë e tyre Mbretërore më kanë kërkuar që t'ju dërgoj falënderimet e tyre më të ngrohta dhe urimet më të mira. Megjithatë, pas shqyrtimit të kujdesshëm të mundësisë, Lartësitë Mbretërore fatkeqësisht detyrohen të refuzojnë ftesën. Megjithatë, shpresojmë të keni një ditëlindje të lumtur”, shkruhej nga stafi në letër.