Stil jete

Një video nga Grida Duma me leksione për fatin: Mund të duket e normalshme...

Një video nga Grida Duma me leksione për fatin: Mund të duket e

Grida Duma ka hyrë ne Tik-Tok. Pas librit për politikën duket se ish-deputetja po i futet rrugës së mentores për receta të jetës dhe po përdor aplikacionin e fundit për filozofi.

Video duket se është bërë në shtëpi, por është disi e vështirë për t’u kuptuar nëse është xhiruar në tualetin e shtëpisë, në ballkon apo sallon.

Ish-deputetja është përpjekur të përqendrojë të gjithë vëmendjen tek mesazhi i saj filozofik.

Postimi:

Ndrysho menyren si i sheh gjerat!

Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh.
Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”.

Iluzion i dëmshëm shumë.

Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.

Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.

Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.
Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave.

Mënyra si i sheh gjërat është gjithshka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër.
Mund ta kthesh të gjithën në avantazh.