Stil jete

Njerëzit abroseksualë tregojnë se sa stresohen kur ua shpjegojnë të tjerëve seksualitetin e tyre

Njerëzit abroseksualë tregojnë se sa stresohen kur ua

Abroseksualët nuk janë lezbike, gei, as biseksualë. Termi abroseksual është një term i ri me të cilin jo të gjithë janë familjarë.

Abroseksuali përshkruan dikë seksualiteti i të cilit është i ndryshueshëm, që do të thotë se ai kalon nga një tërheqje seksual, në tjetrën, me kalimin e kohës.

Disa njerëz abroseksualë mund të identifikohen me etiketa të ndryshme seksualiteti në periudha të ndryshme. Është diçka e ngjashme me genderfluid, në concept, por kjo e fundit u referohet vetëm atyre që ndryshojnë gjininë herë pas here.

Një punonjëse sociale tregon sesa të vështirë e kanë abroseksualët të jenë të kuptuar nga masa. Për shkak të ndryshimit të preferencave të tyre, këta njerëz thonë se ndihen përveçse të keqkuptuar, edhe jobesnikë.

Termi është i ri, aq sa edhe aplikacionet online e korrigjojnë në biseksualitet, kur e shkruan.