Stil jete

Njerëzit dhurojnë 100 mijë dollarë brenda 20 orësh për kineasten që u vra aksidentalisht nga Alec Baldwin

Njerëzit dhurojnë 100 mijë dollarë brenda 20 orësh

Një organizatë ka hapur një llogari në Gofundme, në ndihmë të familjes së kineastes që u vra në sheshxhirim. Nuk janë bërë as 24 orë nga çelja e fushatës dhe në platformë janë grumbulluar më shumë se 100 mijë dollarë.

Njerëzit dhurojnë 100 mijë dollarë brenda 20 orësh

Linku

Halyna Hutchins ishte në sheshxhirimin e filmit “Rust” në krye të detyrës si drejtore fotografie, kur aktori 63 vjeç, Alec Baldwin shkrepi armën dhe e goditi me plumb në kraharor. I plagosur mbeti edhe regjisori i filmit që ndodhej pas saj, por ai është jashtë rrezikut për jetën.

Alec bëri dje reagimin e parë publik teksa shprehte hidhërimin e thellë për këtë ngjarje shokuese, siç e konsideronte. Ai shkruante se është pranë familjes së saj, bashkëshortit dhe djalit të vogël.

Mediat e huaja raportojnë se prindërit e kineastes gjithashtu kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet dhe Alec u shpreh se është në kontakt të vazhdueshëm me ta për t`i ndihmuar në këtë proces.

Ndaj aktorit nuk është ngritur asnjë akuzë. Supozohet që arma të mos kishte brenda plumba të vërtetë, por vetëm manovra për të krijuar efektin e zhurmës. Ende është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja tragjike që mori jetën e 42-vjeçares.