Stil jete

‘Njerëzit e trishtuar përpiqen të gëzojnë të tjerët’. 8 leksione jete nga Robin Williams që e la këtë botë si sot 8 vjet më parë

‘Njerëzit e trishtuar përpiqen të gëzojnë të

Robin Williams ishte njeriu që jetoi një jetë duke i bërë të gjithë të qeshnin dhe zgjodhi në fund t`i jepte fund jetës së tij. Ai u nda nga jeta në 11 gusht të 2014-ës, por duke lënë pas një sërë mësimesh të vlefshme.

“Mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të përfundoja vetëm. Nuk është kjo. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh duke qëndruar me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm”.

Mëso të shikosh se ç`fshihet pas buzëqeshjes së dikujt

“Mendoj se njerëzit më të trishtuar gjithmonë përpiqen të bëjnë të tjerët të lumtur, sepse ata e dinë ç’do të thotë të ndihesh i pavlerë dhe nuk duan që dikush tjetër të ndjehet i tillë”.

Një mësim i vlefshëm jete fshihet pas çdo fatkeqësie

“Do keni kohë të këqija, por ato do t`ju hapin sytë ndaj gjërave që nuk i kushtonit vëmendje”.

Dëgjo kritikat ndaj vetes së pari

“Është e vështirë të lexosh një artikull që shkruan gjëra të këqija për ju. Si një thikë në zemër, megjithatë unë jam kritiku më i ashpër i punës time”.

“Mos u shqetëso! Mendo që në fund të fundit, askush prej nesh nuk është i përjetshëm në Tokë. Kur të shqetësohesh, hidhi sytë drejt qiellit të verës”.

“30 vjeç kalova krizën e mesit të jetës. Kurse kur u bëra 50 vjeç ndihesha kryeministër i jetës sime. Kisha arritur shumë gjëra, ecnin mirë dhe jeta ime s`ishte më një luftë e egër”.

Askush s`është perfekt, por mund të bëhemi të tillë për njëri-tjetrin

“Ti nuk je perfekt, as ajo vajza që takove. Çështja është a jeni perfekt për njëri-tjetrin?”

Fol më shumë, dërgo më pak mesazhe

“Tweets? Kjo gjë vret bashkëbisedimin