Stil jete

Njerëzit mund ta ndryshojnë personalitetin e tyre në bazë të gjuhës që po flasin

Njerëzit mund ta ndryshojnë personalitetin e tyre në bazë

Një studim i fundit sjell gjetje interesante për sa i takon të folurit në gjuhë të ndryshme. Njerëzit bilingual, pra që flasin dy gjuhë të huaja, mund të kenë dy personalitete gjithashtu. Duket e çuditshme dhe e frikshme, por ja si e shpjegon studimi.

Bilingualët mund të shprehin ndjenja, emocione të ndryshme dhe të sillen ndryshe në varësi të gjuhës që janë duke folur dhe kulturës që vjen nga ai vend apo kontekstit. Ky fenomen quhet “personalitet i varur nga gjuha”. Këta njerëz shpesh ndjejnë se kanë vete të ndryshme, në varësi të gjuhës që po flasin.

Një pikë pozitive është fakti se bilingualët dallojnë për të qenurit multitasking dhe kjo falë aftësisë për të ndryshuar gjuhët që flasin dhe për t`u përshtatur shpejt.