Njerëzit po hanë mish balene dhe aktivistët kanë dalë kundër

Mishi i balenës, jo vetëm që po konsumohet, por po tregtohet edhe në makineta.
Në Japoni kanë nisur protestat e aktivistëve. Ky ushqim prej kohësh ka qenë në rënie dhe tani është zhdukur nga sportelet e shumë supermarketeve. Ideja për ta rishitur erdhi nga Kyodo Senpaku, kompania lider japoneze e gjuetisë së balenave, e cila këto ditë ka hapur dyqanet e saj në Yokohama dhe në kryeqytetin Tokio.
Muajin e ardhshëm kompania do të hapë një të tillë edhe në qytetin e Osaka dhe pret të arrijë njëqind distributorë në pesë vitet e ardhshme të kujirës (mishit të balenës) në të gjithë vendin.
Edhe pse qeveria pretendon se konsumi i balenave është një pjesë e rëndësishme e kulturës japoneze, kulmi ishte në fillim të viteve '60 (233 mijë ton në vit), por konsumi më pas u ul në mënyrë të qëndrueshme: në vitin 2021 ishte vetëm një mijë tonë, krahasuar me 2.6 milionë të pulës dhe 1.27 milionë për viçin.
Ambientalistët argumentojnë se nisma të tilla janë përpjekje e dëshpëruar për të ringjallur interesin për një aktivitet mizor.
Në vitin 2014, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi që Japonia të ndalojë masakrën vjetore të balenave në Oqeanin Jugor.