Stil jete

Njerëzit që largohen nga festat pa thënë 'mirupafshim' kursejnë dy vjet kohë

Njerëzit që largohen nga festat pa thënë

Ishe në party dje? Kur u largove, u përshëndete me të gjithë?

Nëse jo, bravo! Mund të të çuditë kjo gjë, por po e sqarojmë më tej.

Një studim nga Instituti i Menaxhimit të Kohës

në UNSW që përfshinte 2000 australianë zbuloi se njerëzit mesatarisht shkojnë në 25 festa në vit.

Dean Hoddle, studiuesi kryesor, vuri në dukje se ne shpenzojmë mesatarisht 45 minuta duke thënë 'mirupafshim'.

Kjo arrin në afërsisht 18 orë e 45 minuta për t'u përshëndetur, çdo vit.

Po t'i mbledhësh në totalin e gjithë festave ku merr pjesë gjatë jetës, bëhen plot dy vite në total. Kështu që kurseji vetes kohë dhe thjesht largohu!