Stil jete

Njerëzit tregojnë çfarë do donin të dinin, para se të bënin për herë të parë një vizitë gjinekologjike

Njerëzit tregojnë çfarë do donin të dinin, para se

Vizita e parë gjinekologjike bën nervozë këdo që e provon. Askush nuk është vetëm në këtë siklet. Vetëm se disa gjëra duhen ditur paraprakisht. Pikërisht këto detaje kanë ndarë disa njerëz për Buzzfeed.

“Jini të sinqerta me gjinekologun dhe bëni të gjitha pyetjet që dëshironi. Fillova të shkoja te gjinekologu para se të bëja seks, kështu që isha e tensionuar, por i bëra një mori pyetjesh infermieres dhe më pas doktorit. Vetëm pasi u qetësova ai mundi të marrë mostrën e nevojshme nga unë për Pap Testin dhe përfunduam punë shpejt. Marrja e mostrës është shumë e vështirë kur nuk je e qetë”.

“Nëse doktori nuk po jua vë veshin, mos kini frikë t`i tregoni prova për atë që po flisni. Kam pasur shumë probleme gjinekologjike që adoleshente dhe për herë të parë shkova me mamin. Kur i thashë mjekut se kisha më shumë sekrecione nga sa duhej, më tha se s`kishte asnjë problem pasi po kaloja pubertetin. M`u desh të hiqja mbathjet dhe t`ia tregoja. Pasi i pa më tha: Oh, jo qenka e rëndë situata. Kaq shumë nuk janë normale.”

“Mos zgjidhni vetëm një mjeke grua sepse mendoni se do të jenë më të mira vetëm sepse janë gra. Nuk ka funksionuar kështu në përvojën time. Shko me këdo që të dëgjon”.

“Do të doja ta dija se disa gjëra kërkojnë një mendim të dytë. Njëherë një gjinekologe me tha se vuri re disa 'qeliza jonormale' tek unë që mund të shndërroheshin në kancer. Më sugjeroi të ndiqnim një procedurë që më rrezikonte për të mbetur shtatzënë më vonë me vështirësi. Shkova tek një mjek tjetër që më sugjeroi ndjekje të vazhdueshme, pra pa ndërhyrje. Pas dy vitesh këto qeliza u zhdukën”.

“Nëse do të bësh një vizitë para se të kryesh marrëdhënie, mund ta bësh edhe thjesht si bashkëbisedim me mjekun. Nuk është e thënë që të bësh patjetër kontroll fizik. Asnjë mjek nuk do të të detyrojë ta bësh këtë kontroll nëse nuk dëshiron. Askush!”

“Nëse je e mitur dhe prindi të detyron të bësh një kontroll, mund ta refuzosh dhe gjinekologu duhet të ndalojë për sigurinë dhe rehatinë tënde. Njëherë gjatë një vizite kur infermierja më pyeti nëse nuk isha rehat (pasi vuri re nervozizmin tim dhe iu përgjigja pyetjeve me nervozizëm), unë thashë 'Po'. Ajo i largoi të gjithë nga dhoma (përfshirë mamin) dhe më pyeti pse. I tregova për shqetësimin tim dhe ajo e mbylli menjëherë vizitën”.

“Nëse vuani nga vaginizmi (shtrëngimi i muskujve të murit vaginal gjatë çdo forme penetrimi), atëherë ekzaminimet gjinekologjike do të jenë të vështira, veçanërisht futja e spekulumit. Unë bëra një kontroll të qafës së mitrës para disa muajsh dhe i tregova për problemin tim paraprakisht. Mjekja punoi shumë ngadalë dhe ishte jashtëzakonisht e kuptueshme. Flisni me mjekët, sepse ata duan që ekzaminimi të jetë i suksesshëm për të dyja palët! Nëse heshtni, nuk do të përmirësoheni”.