Stil jete

Njeriu më i vjetër në botë zbulon sekretin e jetëgjatësisë

Njeriu më i vjetër në botë zbulon sekretin e

Patatina dhe peshk. Këto janë dy të preferuarat e tij dhe mund të jetë habi për të gjithë ata që i shikojnë patatinat si të dëmshme.

John Tinniswood 111 vjeç, nga Britania është tashmë njeriu më i vjetër në botë pas vdekjes javën e kaluar të 114-vjeçarit Juan Vicente Perez.

Stërgjyshi John ka vërtet patatina, por duket se sekreti i jetëgjatësisë së tij varet tek moderimi. Ai thotë se ha vakte të rregullta, por bën kujdes me sasinë.

Njeriu më i vjetër në botë zbulon sekretin e

Tinniswood lindi në vitin 1912, në të njëjtin vit që Titaniku bëri udhëtimin e tij të parë. Që atëherë ai u ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe një pandemie globale.⁠

“Unë sot ndihem njësoj si atëherë kur isha 80 vjeç”, thotë John.

Ka takuar dy herë Mbretëreshën Elizabeth dhe vitin e kaluar një kartolinë urimi ia dërgoi Mbreti Charles dhe Camilla.