Stil jete

North do të marrë në dorë drejtimin e markave të nënës, por jo siç Kim Kardashian do të donte

North do të marrë në dorë drejtimin e markave të

Kim Kardashian në një intervistë për Vogue ka folur për fëmijët e saj. “Të gjithë janë të ndryshëm dhe unë do t`i mbështes në çdo gjë që duan të bëjnë”, tha Kim dhe u ndal pak më gjatë tek vajza e madhe që mbase i ka edhe idetë më të qarta.


“North gjithmonë thotë se ajo do të marrë përsipër Yeezy dhe Skims. Unë i thashë asaj një ditë tjetër, Nëse dëshiron t'i drejtosh këto marka do të duhet të zgjohesh herët. Dhe ajo tha: Të zgjohem herët dhe të vrapoj? Thjesht thashë se dua paratë që vijnë prej tyre”, tha Kim Kardashian.

Ajo shton se për të ka qenë gjithmonë e rëndësishme që t'i bëjë fëmijët e saj të kuptojnë vlerën e punës së palodhur. “North bën limonada në fundjavë për të fituar para”, thotë Kardashian. Fillim i mbarë për North.