Çokollata, djathi dhe vera e kuqe, mund të ndihmojnë të jetosh me gjatë
E Shtunë 11 Janar 2025, 12:43
TiranaPost
Shkenca thotë se sasi të moderuara të çokollatës së zezë, djathit dhe verës së kuqe mund të ofrojnë përfitime befasuese shëndetësore.
Përfitimet konkrete janë:
Çokollata e zezë: E mbushur me flavonoide, përmirëson shëndetin e zemrës dhe zvogëlon inflamacionin.
Djathi: Forcon kockat dhe madje mund të ndihmojë aftësinë njohëse.
Vera e kuqe: Përmban resveratrol, një antioksidant i lidhur me shëndet më të mirë të zemrës dhe një rrezik të reduktuar të sëmundjeve neurodegjenerative.
Megjithatë, moderimi është gjithçka, ndaj kujdes me sasitë.