Stil jete

Çokollata mund të parandalojë Alzheimer dhe t'ju bëjë të humbisni peshë! Ja çfarë zbuloi një studim i ri

Çokollata mund të parandalojë Alzheimer dhe t'ju

Kush ka thënë se ushqimet më të shijshme duhet domosdoshmërisht të jenë edhe më pak të shëndetshme?
Çokollata, për shembull, mund të shfaqet si një aleat i vlefshëm jo vetëm në parandalimin e sëmundjeve neurodegenerative si Alzheimeri, por edhe në luftën kundër mbipeshës. Falë teobrominës, një alkaloid natyral i gjetur në farat e kakaos.

Këto janë përfundimet nga një studim i fundit i kryer nga studiuesit kinezë nga Universiteti i Zhengzhout. Që teobromina mund të jetë një ilaç i jashtëzakonshëm është treguar indirekt nga etimologjia e saj vetë, pasi Theobroma, emri shkencor i bimës së kakaos, në greqisht do të thotë "ushqimi i Perëndive". Çokollata ka qenë nën vëzhgimin e ekspertëve që disa vjet. Në vitin 2012, për shembull, një studim nga Universiteti i L'Aquilas zbuloi aftësinë e ushqimit të dashur për të forcuar qelizat e trurit.

Në lidhje me humbjen e peshës, analiza tregon se si teobromina "favorizon transformimin e adipociteve të bardha në adipocite të kuqe (të parët akumulojnë yndyrnat, të dytët i djegin ato), duke përmirësuar kështu shkëputjen e yndyrës dhe duke kontribuar në uljen e peshës, duke parandaluar kështu çrregullimet e lidhura me obezitetin.