Ora e kapitenit të anijes që shpëtoi 700 pasagjerë nga Titaniku shitet për 1.87 milionë euro
E Hënë 18 Nëntor 2024, 12:40
TiranaPost
Një orë xhepi ari e kapitenit të anijes që shpëtoi 700 të mbijetuar nga Titaniku u shit në ankand për gati 2 milion dollarë.
Është shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një artikull që lidhet me Titanikun, shkruan The Guardian.
Ora 18 karatëshe Tiffany & Co. iu dhurua kapitenit Arthur Rostron nga tre gra të mbijetuara.
Ora u ble nga një koleksionist nga SHBA dhe u shit nga një shtëpi ankandi nga Wiltshire, Angli.
Rekordi i mëparshëm u vendos në prill, kur ora e xhepit prej ari të njeriut më të pasur që vdiq kur u mbyt Titaniku, John Jacob Astor, u shit për 1,175 milionë funte (1,40 milionë euro).
Astor ishte 47 vjeç kur vdiq gjatë fundosjes së Titanikut në 1912.