Stil jete

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët Katolike dhe Orthodokse

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për

Thirrja e të dielës nga Papa Françesku kishte në fokus një datë të përbashkët për Pashkët.

Pashkët Katolike dhe Orthodokse kanë data të ndryshme, me një javë diferencë, por nën frymën e promovimit të unitetit, Papa ka propozuar një datë të përbashkët. Shkak është bërë rastësia e këtij viti, që do të festohen në të njëjtën ditë.

“Është një rastësi e lumtur që Pashkët në këtë vit jubilar ekumenik festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian”.

Të krishterët perëndimorë ndjekin kalendarin Gregorian, të prezantuar nga Papa Gregori XIII në shekullin XVI, kur u vu re se datat po dilnin jashtë përputhjes me stinët.

Por shumë kisha ortodokse mbeten me kalendarin më të vjetër Julian nga koha e Jul Cezarit.

“Edhe një herë, u bëj thirrje të gjithë të krishterëve që ta kuptojnë këtë rastësi si një ftesë për të ndërmarrë një hap vendimtar drejt unitetit në lidhje me një datë të përbashkët të Pashkëve”, kërkoi Papa.

E diela e Pashkëve është më 20 prill për të gjithë të krishterët këtë vit.