Parashqevi Simaku përshëndet nga Amerika në Festivalin e RTSH
E Shtunë 21 Dhjetor 2024, 23:44
TiranaPost
Me një videomesazh të shkurtër, Parashqevi Simaku përshëndeti shqiptarët dhe këngëtarët e festivalit të 63-të në RTSH.
Në fillim e nisi mesazhin në anglisht, për ta mbyllur në shqip, pasi këndoi pakëz me fjalët: Për të gjithë ju konkurentët e Festivalit 63.
Elton Ilirjani, që e shoqëronte u shpreh se mesazhi ishte spontan, ndërkaq pas këtij momenti në skenë u ngjit Jonida Maliqi. Ajo interpretoi " E duam lumturinë", me një look si ai i Parashqevisë dikur.