Pas maskave, në Tokio hapen kurset që të mësojnë të buzëqeshësh
E Diel 28 Maj 2023, 10:31
TiranaPost
Japonia e veçanërisht Tokio është një nga vendet ku maska anti-Covid u mbajt besnikërisht.
Tani që maskat janë hequr janë krijuar disa kurse nga mësues profesionistë për të rimësuar njerëzit të qeshin.
Asahi Shimbun, nga gazeta Osaka, mori pjesë në një nga këto klasa buzëqeshjesh. Ai iu bashkua grupit me 37 nxënës të tjerë që përfshinte mosha të ndryshme, edhe të moshuar.
“Me maska njerëzit kanë pasur më pak mundësi për të buzëqeshur. Periudha 3-vjeçare ndikoi në krijimin e një kompleksi”, tha ia.
Numri i lartë i pjesëmarrësve në këto kurse janë gra. Një seancë zgjat zakonisht 45 minuta. Ushtrimet përfshijnë ato të relaksimit të muskujve.