Stil jete

Pas Netflix, edhe Google e bën të detyrueshëm vaksinimin ndaj Covid për punonjësit

Pas Netflix, edhe Google e bën të detyrueshëm vaksinimin ndaj

Pavarësisht se çfarë shtetet do të vendosin rreth vaksinimit të popullsisë, pavarësisht nëse do ta bëjnë apo jo të detyrueshëm, disa kompani po marrin vendimin për jetët e tyre dhe të stafeve. Pas Netflix që kërkon vaksnimin e aktorëve dhe ekipeve, edhe Google e ka vënë vaksininën kusht për të vazhduar punën nga zyra.

144 mijë punonjës në të gjithë botën do duhet të imunizohen për të mos rrezikuar ndaj virusit. Për momentin një pjesë e madhe e punonjësve punojnë ende nga shtëpia, por kjo s`do zgjasë përgjithmonë.

Afati i rikthimit në zyrë u shuy nga 1 shtatori, në 18 tetor për shkak të variantit Delta, por deri atëherë të gjithë duhet të kenë marrë dozat e njërës prej vaksinave, sipas kushteve dhe mundësive të çdo shteti ku Google ka degët e saj.