Stil jete

Pas puthjes franceze, ju prezantojmë me puthjen e Shirazit… që është më shumë sesa pasion

Pas puthjes franceze, ju prezantojmë me puthjen e Shirazit… që

Ideja është liria. Liria, në një vend si Irani, ku shfaqja e dashurisë në publik konsiderohet imoralitet.

Fotoja është shkrepur në mes të trafikut në Shiraz një mbrëmje kur njerëzit dolën nga makinat e tyre në shenjë proteste, në përkujtim të Nëntorit të përgjakur. Në 2019-ën u vranë gjatë protestave antiqeveritare më shumë se 1500 njerëz.

Ndaj ky çift, më shumë sesa një puthje pasioni, shkëmbeu një puthje lirie! Identiteti i tyre nuk dihet dhe ka pak rëndësi përpara mesazhit.

Fotoja u bë virale në rrjet duke u quajtur “puthja e Shirazit”, në një kohë kur në Iran situata është ende e tensionuar pas vdekjes së Mahsa Amini-t, vajzës së re që u rrah për vdekje nga policia pasi nuk vendosi shaminë sipas rregullave.