Stil jete

Pashë episodin e parë të ‘Squid Game’ se po e shikonin të gjithë dhe ja ç`mendoj

Pashë episodin e parë të ‘Squid Game’ se po e

Kisha më shumë se një javë që dëgjoja nga njerëz të ndryshëm që flisnin vetëm për “Squid Game” dhe ndaj vendosa ta shikoj.

Duhet ta them paraprakisht që nuk dija asgjë, nëse ishte dramë, show, komedi, dokumentar?

Si fillim po shkruaj atë përmbledhje që Netflix jep poshtë filmit, për ta lexuar paraprakisht që të kesh një ide.

“Qindra njerëz të zhytur më borxhe pranojnë të hyjnë në një garë për të luajtur lojëra të fëmijërisë. Për të fituar një çmim fitimprurës, gjërat do shndërrohen në vdekjeprurëse.”

Së pari, unë nuk e dija që ishte një film Korean.

Në fillim shikoj protagonistin që përpiqet të vjedhë para nga karta e mamasë së tij pensioniste. Provon ditëlindjen e tij si kod, por më kot. Pastaj provon ditëlindjen e vajzës së tij dhe godet në shenjë. Po i vjedh me pretendimin që do t`i blejë vajzës një dhuratë për ditëlindje. Ato para shkon i lë në lojëra fati, në gara me kuaj.

Me thënë të drejtën me kaq sa pashë, nuk do më dhimbset ky njeri nëse vdes.

Pastaj shikoj që bën çmos një dhjetëshe të fundit të blejë diçka për vajzën.

Ok, u konfuzova pak tani.

Pastaj me paratë që fiton në lojërat e fatit (sigurisht) përplaset me një fëmijë që i a vjedh. U përplas teksa vrapo t`u shpëtojë njerëzve që i ka para borxh.

Ok, tani ndihem keq.

Ata i dhanë një muaj kohë për paratë dhe i dhanë një dokument për të firmosur, ku me të mëdha shkruhet: Mos firmos pa e lexuar.

“Mohim i të drejtave fizike”, kështu shkruhej në kontratë.

Tani fillon filmi. Protagonisti ka vetëm një muaj kohë të paguajë mamanë e tij dhe ata që i ka borxh.

I huaji që takon është i lidhur ngushtë me ata që i kërkuan paratë dhe e bënë të firmoste diçka: Ja këtu ia kujton: Ti ke hequr dorë nga të drejtat e tua fizike. Pra mbi trupin tënd. Që kjo do të thotë, ata njerëz mund t`i merrnin veshkën, syrin apo gjithë jetën.

Kështu ai hyn në një lojë të rrezikshme.

6 ditë, 6 lojëra, 456 njerëz.

Të gjithë të dëshpëruar, të gjithë do bënin gjithçka për të fituar.

Dreq, e pashë serinë e parë dhe u shokova. Shumë njerëz vdiqën vetëm sepse lëvizën për t`i shpëtuar vdekjes, pasi e panë sesi u vra i pari që gaboi në lojën me kukull.

Nuk e di a do t`i vazhdoj seritë e tjera. Por ata ata që janë të dhënë pas këtyre filmave, me ankth, vrasje, shfaqje të dhunshme, mund ta shikojnë.