Stil jete

Pasi mësoi se i ka ditët të numëruara, 18-vjeçari martohet

Pasi mësoi se i ka ditët të numëruara, 18-vjeçari

Chase Smith, një djalë 18 vjeç është martuar me të dashurën e tij në një dasmë të organizuar për katër ditë, menjëherë pas lajmit se ai i ka ditët të numëruara.

Pasi mësoi se i ka ditët të numëruara, 18-vjeçari

Chase vuan nga një kancer që prek kockat dhe mjekët i dhanë vetëm 3-5 muaj jetë. Kështu që vendosi t`i kalonte ditët e fundit ashtu siç dëshiron pranë të dashurës së tij me të cilën u martua para miqve dhe Zotit. Ceremonia u organizua nga familjarët e tyre, në të njëjtin vend ku kishte dhënë puthjen e parë 6 muaj më parë.

Kjo është hera e tretë që Chase përballet me sëmundjen dhe këtë herë duket se është terminale.

*Burimi Fox News