Pastat të bëjnë po aq të lumtur sa sporti dhe muzika
Hani më shumë makarona! Të bëjnë të lumtur po aq sa muzika dhe sporti. Ky është rezultati i një studimi longitudinal, pra të shtrirë në kohë. Studimi nisi nga viti 1960. Botuar në The Lancet Public Health, rezultati është se makaronat nxisin një humor të mirë. Shkak për këtë efekt është vitamina B që përmban si dhe të qenurit të pasura me triptofan.
Shumë njerëz, veçanërisht në vendet e Mesdheut si Franca, Spanja, Greqia dhe sidomos Italia i konsiderojnë pastat si një ushqim komod, pasi gatuhet shpejt, por gjithashtu është edhe i shijshëm.
Pastat përmbajnë amino-acidet L-Phenylalanine dhe Triptophan, të cilat njihen për rritjen e niveleve të serotoninës në tru, duke kontribuar në ndjenjat e lumturisë.
Përveç kësaj, edhe karbohidratet në makarona janë faktor që rrisin prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues i lidhur me ndjenjat e lumturisë.