Nga Britania e Madhe, ku ka nisur ky fenomen, ka arritur deri në Itali. Ditët e fundit gjithmonë e më shumë po kërkohen pastruese që punojnë zhveshur.
Kujdes! Ky fenomen nuk ka asnjë lidhje me aspektin seksual. I ka rrënjët në filozofinë e naturizmit - domethënë kontakti sa më i natyrshëm midis qenieve njerëzore dhe mjedisit natyror, që padyshim mund të ndodhë kur njeriu është i zhveshur
Është një shërbim i vërtetë pastrami tashmë i përhapur gjerësisht në Britaninë e Madhe: 'Ne jemi furnizues profesionistë të shërbimeve të pastrimit që besojmë në naturizëm', shkruhet në faqen kryesore të UK Naturist Cleaners, një grup punonjësish shtëpiakë burra dhe gra, të cilët ofrohen të pastrojnë plotësisht (ose të paktën pjesërisht) lakuriq në këmbim të një shpërblimi që nis nga 26 deri në 50 euro në orë.
Javët e fundit në Itali janë shfaqur edhe dëshmitë e para të punëtoreve gra të cilave iu është bërë e njëjta ofertë: “Ajo më pyeti nëse doja ta bëja pastrimin lakuriq dhe në vend të tarifës së rënë dakord fillimisht (12 euro në orë), më ofroi 100 euro, por duhej të rrija pa rroba”, tha një vajzë 28-vjeçare për gazetën QuiComo.
Kush janë pastruesit naturistë që lajnë dhe hekurosin tërësisht lakuriq?
Claire O'Connor, një pastruese naturiste angleze, e cila ka disa vite që punon në këtë sektor, ka treguar për Mirror disa detaje: 'Unë shkoj në shtëpi, zhvishem dhe pastroj dhomat'. Gruaja zbuloi se ajo filloi të bënte punën thjesht për të plotësuar rrogën e saj, por me kalimin e kohës, vendosi të futej në këtë biznes të ri, duke themeluar një kompani pastrimi naturist, Fantasy Clean:
“Asnjë nga klientët nuk mund të më prekë apo të bëjë foto. Unë bëj vetëm punën time të pastrimit dhe iki”, tregoi ajo.