Stil jete

Patëllxhani dhe pjeshka në emoji po çojnë njerëzit në gjyqe

Patëllxhani dhe pjeshka në emoji po çojnë njerëzit

Nëse mendoni se një patëllxhan është një perime e padëmshme dhe një pjeshkë është thjesht një frut, duhet të mendoni për emoji-t!

Shumë njerëz kur i dërgojnë në mesazhe chati i dërgojnë me kuptim seksual. E keqja më e madhe është se një pjesë e njerëzve ku mbërrijnë këto mesazhe, nuk ia kanë idenë e nënkuptimeve. Sidomos kur komunikimi ndodh mes brezash keqkuptimet janë edhe më të mëdha.

Patëllxhani dhe pjeshka në emoji po çojnë njerëzit

Një koleg i moshuar mund ta dërgojë pjeshkën apo patëllxhanin tek një kolege për ta ftuar të hanë drekën bashkë, por nëse kolegia është e re në moshë, ose në dijeni të këtyre nënkuptimeve, mund ta marrë për ngacimim seksual mesazhin dhe çështja të shkojë në gjykatë.
Mund të duket e çuditshme të ketë njerëz që nuk ua dinë nënkuptimet, por ja që ka.

Në një anketë me 9,400 punonjës zyre në mbarë botën, duke përfshirë 1,000 në Mbretërinë e Bashkuar u zbulua se emojit më të zakonshme në vendet e punës ishin fotot e buzëve, gjuhës, dhe po të patëllxhanit.

Patëllxhani dhe pjeshka në emoji po çojnë njerëzit

Në mënyrë alarmante, pothuajse gjysma nuk e kishin idenë se një patëllxhan do të thotë diçka më shumë se një perime ngjyrë vjollcë me shkëlqim.
Ndoshta të gjithë duhet t'i vëmë veshin fjalëve të Olivia Grace, drejtuese e studimit e cila tha: “Gjetjet e hulumtimit tonë janë shumë të qarta. Jini të vëmendshëm kur komunikoni me emoji ndër breza… është mirë të jeni të vetëdijshëm se mund të ekzistojnë kuptime të ndryshme për të shmangur çdo keqinterpretim”.

Një pjesë e problemit është se emoji-t janë ende relativisht të reja. Ato e kanë origjinën nga telefonat celularë japonezë në 1997. Emri vjen nga japonishtja ('foto') + moji ('karakter') - dhe janë bërë të njohura në mbarë botën vetëm gjatë dekadës së fundit.