Stil jete

Për ato që shqetësohen se mos karantina ndikon që gjinjtë e tyre mund të ‘varen’

Për ato që shqetësohen se mos karantina ndikon që

Karantina ndikon në stilin tonë të jetesës dhe që pas nisjes së saj, në rrjetet sociale ‘po festohet’ fakti i thjeshtë për vajzat dhe gratë që tashmë do të heqin dorë nga një prej zakoneve të tyre të përditshme: të vishnin reçipeta.

Mund të punosh te salloni pa reçipeta, të darkosh të kuzhina pa reçipeta dhe të takohesh virtualisht me miqtë pa reçipeta.

Por nga ana tjetër disa ‘ekspertë’ janë shqetësuar se ky zakon i ri bën që gjinjtë të varen.

Victoria Shelton, një teknologe e një marke për veshje të brendshme (tha për Daily Mail se heqja e sytjena në mes të pandemisë me sa duket do të dëmtojë indin lidhës në gjinj që ndihmon në ruajtjen e "integritetit strukturor".

"Nëse gjinjtë lihen të lirë mund të ndodhin dëme në ligamentin në gji, duke shkaktuar varjen e tyre. Nevojat tona për veshjet e përditshme kanë ndryshuar ndërsa gjendemi në shtëpi. Por të gjithë duhet të veshim reçipeta pasi gjinjtë tanë duhet të mbështeten - për shkak të peshës së tyre ju mund të dëmtoni qëndrimin tuaj ose të keni dhimbje në kurriz nëse gjinjtë tuaj nuk janë plotësisht të mbështetur”, thotë ajo.

Për ato që shqetësohen se mos karantina ndikon që

Por mos u besoni disa ‘ekspertëve’, që në fakt më shumë sesa për shëndetin tuaj, kujdesen për biznesin e tyre.

Megjithatë studime të shumta kanë hedhur poshtë plotësisht pikëpamjet më lart, duke zbuluar se gjinjtë kanë më shumë të ngjarë të varen nëse vishni reçipeta, sesa kur nuk i vishni.

Në vitin 2013, një studim 15-vjeçar zbuloi se veshja e reçipetave në të vërtetë bëri më shumë dëme sesa solli avantazhe, dhe praktikisht nuk pati ndikim në dhimbjet e shpinës. Në fakt, ato kanë më shumë të ngjarë të dobësojnë muskujt e gjirit sesa t'i bëjë ato më të fortë.

Jean-Denis Rouillon, një ekspert i shkencës sportive nga Universiteti i Besançon, Francë, tha se për shumë gra, veshja e sytjena nuk mund të ketë fare dobi:

“Në mënyrë mjekësore, fiziologjike, anatomike - gjinjtë nuk përfitojnë asnjë gjë nga mohimi i gravitetit. Përkundrazi, ata bëhen më të varur duke i mbajtur ati”.

Për ato që shqetësohen se mos karantina ndikon që

Ai mbetet shumë i bindur se nëse shumë gra të reja do të ndalonin të vishnin sytjena, ndryshimi nuk do të ndikonte aspak negativisht tek gjinjtë e tyre.

Por kjo nuk do të thotë që ato që duan t’i mbajnë të heqin dorë prej tyre. Veçanërisht gjatë ushtrimeve për shkak të sikletit.

Në thelb, vishni çfarë të doni dhe bëni çfarë të doni, thjesht duhet të dini që nëse nuk i keni mbajtur gjatë kësaj kohe karantine dhe nëse nuk do t’i mbani më as në vazhdim nuk do të ketë asnjë ndryshim.