Për herë të parë në histori, zbulohet si duket një foton
Studiuesit në Universitetin e Birmingham kanë hartuar formën e saktë të një fotoni të vetem, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e shkencave kuantike.
Ky studim, i botuar në Physical Review Letters, zbulon se si fotonet ndërveprojnë me atomet dhe mund të revolucionarizojë teknologjinë duke avancuar komunikimin e sigurt.
Çfarë është një foton?
Ne fizikë, fotoni është një grimcë elementare e përgjegjshme për fenomenet elektromagnetike. Ai është përçuesi, ose mbajtësi, i rrezatimit elektromagnetik i të gjitha valëve, përfshirë rrezet gama, rrezet X, rrezatimin ultraviolet, dritën e dukshme, rrezet infra të kuqe, mikrovalët, dhe radiovalët. Fotoni ndryshon nga grimcat e tjera elementare, si elektroni dhe kuarku, sepse s'ka masë prehjeje; pra, udhëton (në vakum) me shpejtësinë e dritës.