Për këta që kanë kafene dhe biznese të vogla, ka vetëm një këshillë nga astrologia Susan Miller

Një nga pyetjet e shpeshta që iu drejtua astrologes Susan Miller gjatë një bisede live në Instagram, ishte se çfarë duhet të bënin ata persona që kanë biznese të vogla apo kafene e restorante, të cilat janë mbyllur për shkak të pandemisë.
Një shqetësim që vjen nga të gjithë pronarët kudo në botë, pasi pjesa më e madhe e shteteve kanë marrë vendime për mbylljen e tyre, si një mënyrë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Sugjerimi i Miller ishte:
“Na kanë hedhur të gjithëve në det dhe kur je duke u mbytur duhet thjesht të përpiqesh të notosh. Në këtë rast të gjithë ata që kanë një biznes të tillë duhet të mësohen të adaptohen. I zgjuar është ai që adaptohet. Të gjejnë mënyrën të bëjnë diçka nga e cila mund të përfitojnë këtë kohë. Kafenetë dhe restorantet deri në dhjetor nuk do të kenë mundësi të jenë fitimprurëse apo edhe thjesht të punojnë”.