Stil jete

Për të gjithë ata që postojnë vetëm fatura të kripura, ta dinë që ka aq shumë vende si ai i Anës në Qeparo

Për të gjithë ata që postojnë vetëm fatura të

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka ndarë me ndjekësit e saj një sugjerim, një nga ata që kemi nevojë këto ditë vere. Bëhet fjalë për një vend në jug ku hahet mirë dhe ku fatura nuk është e kripur. Kumbaro tregon se ka edhe një anë tjetër, ndryshe nga ajo që njerëzit preferojnë të postojnë në rrjete sociale, faturat me çmime të papërballueshme. Thjesht duhet të gjesh vendin e duhur.

“Shënim nga fundjava

Përkundër fiksimit që kanë do përdorues të rrjeteve sociale për të nxjerrë vetëm fatura të kripura të ndonjë restoranti a bari dhërmiqot, riviera shqiptare, shtrirë nga Vlora në Sarandë, ka aq shumë foleza e lezete të tjera për të zbuluar e shijuar sa është gjynah që nuk ia themi njëri tjetrit kur i provojmë.

Në këtë fundjavë, tek ndaloja nga një shkëmb në tjetrin buzë detit të jugut, dreka më zuri në Qeparo.

Buzë rrugës më mbetën sytë në ngjyrat e detit e të diellit të një verande nën ullinj ku lexova shkruar në shtyllën elektrike ndanë mindereve: “SUR” @sur_qeparo. Tryeza druri të pastra; menu befasuese me delikatesat e detit dhe eksperimentet gastronomike të 2 “shefave” djaloshare; shërbimi i dashur i të rinjve që kishin ndërmarrë këtë aventurë kulinare jugore; peshku e gaforret e freskëta, por edhe me çmime shumë korrekte e madje të fiskalizuara sipas modelit të fundit! E mbi të gjitha buzëqeshja e Anës, - e zonja e bujtinës -, shkolluar në Hollandë dhe e bindur se ia vlente të provonte Atdheun…- ishin zbulimi më i bukur i kësaj fundjave!

Për kurajon e Anës e për të gjitha këto më lart dhe jo vetëm, unë them se bëra ndalesën e duhur, për ushqimin e freskët, për recetat krijuese, për plazhin publik të gjirit të vogël midis Qeparoit dhe Porto Palermos, vetëm 5 min larg restorantit SUR, ju sugjeroj të ndaleni para se të kritikoni çdo gjë që ju ofron Riviera shqiptare”, shkruan Kumbaro.

Për të gjithë ata që postojnë vetëm fatura të
Mirela Kumbaro

*Tiranapost.al