Stil jete

Për ty që i jep fëmijës ëmbëlsirë para buke dhe të vret ndërgjegjja

Për ty që i jep fëmijës ëmbëlsirë para buke

Çfarë ndodh nëse e lini fëmijën tuaj të hajë ëmbëlsirë para vaktit kryesor? Preferenca e rritur e fëmijëve për ushqime të ëmbla dhe pije është universale në të gjithë botën. Shumica e prindërve refuzojnë t`u japin ëmbëlsira sidomos para buke, por mos të të vrasë më ndërgjegjja pasi ka disa përfitime.

U mëson atyre ndjenjën e përgjegjësisë

E dinë që po hanë diçka të ndaluar, por e hanë sepse prindërit po ua japin si një shpërblim ose kapriço.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Sipas një studimi të fundit, është zbuluar se ngrënia e ëmbëlsirës në të vërtetë mund të çojë në humbje peshe.

Mund t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme

Hulumtimi i botuar në Journal of Experimental Psychology ka zbuluar se kënaqësia nga ëmbëlsira, para pjatës kryesore, mund të çojë në një ushqim më të shëndetshëm në përgjithësi në të ardhmen.

Mund t'u krijojë atyre dhe juve një humor më të mirë

Nuk është për t'u habitur që njerëzit dëshirojnë ëmbëlsira - ato mund të ndikojnë pozitivisht në gjendjen tonë shpirtërore. Studimet e fundit sugjerojnë se ata që preferojnë ëmbëlsirat kanë më shumë gjasa të jenë miqësorë dhe të dhembshur.