Stil jete

Përpara se të merrni vendimin për t’u martuar, kini kujdes këto 3 gjëra tek partneri juaj

Përpara se të merrni vendimin për t’u martuar, kini kujdes

Pamja, personaliteti dhe gjatësia, janë shpesh kriteret që shumë femra ndjekin ndërsa kërkojnë partnerin e jetës. Por duhet patur parasysh se ka edhe gjëra të tjera që janë të rëndësishme që marrëdhënia juaj të funksionojë.

Prandaj para se të hidhni hapin final dhe kurorëzoheni në martesë me partnerin tuaj kushtojini rëndësi këtyre tre gjërave:

Si sillet ai me prindërit tuaj

Po, ju e doni atë me gjithë zemër dhe ai ju do njëlloj, por mënyra se si sillet me prindërit tuaj është gjithashtu e rëndësishme. Nëse ai, gjithmonë flet në lidhje me atë që tha nëna juaj, ose si veproi babai juaj, ju duhet ta trajtoni këtë problem sa më shpejt. Pse? Sepse nëse burri juaj nuk mund t'i respektojë prindërit tuaj, ka shumë gjasa që edhe ju të bëheni viktimë e sjelljes së tij të vrazhdë dhe egoiste në të ardhmen.

Sa i shqetësuar është ai për dëshirat tuaja?

Me dëshira nuk nënkuptojmë çantat Gucci ose LV, apo një udhëtim në Maldive. Bëhet fjalë thjesht për gjërat më të vogla që dëshironi në jetë, për shembull, kohën e tij apo ëndrrat tuaja për të filluar një biznes.

Ai ju motivon të bëheni një version më i mirë i vetes

Ekziston një kufi i hollë midis motivimit për t'u bërë më të mirë dhe gjetjes së të metave. Nëse partneri juaj ju thotë se duhet të pini më shumë ujë dhe të kujdeseni për veten dhe ju motivon të shkoni në punë tregon se ai kujdeset për ju dhe ju do.

Tiranapost.al