Stil jete

Përse Lufthansa nuk do përshëndesë me ‘Zonja dhe Zotërinj’ para fluturimit

Përse Lufthansa nuk do përshëndesë me ‘Zonja dhe

Kompania e fluturimeve Lufthansa do të ndalojë së përshëndeturi me frazën tipike “Zonja dhe Zotërinj”. Do të mjaftohet thjesht me një “Përshëndetje”, që mund të duket e ftohtë, por është neutral.

Vendimi është konfirmuar nga zëdhënësja për mediat Anja Stenger që thotë: Një përshëndetje e thjeshtë mund të duket e ftohtë, por është respektuese dhe neutral ndaj gjinive. Diversiteti për ne ka rëndësi dhe duan që këtej e tutje të jemi më të vëmendshëm ndaj gjuhës”.

Një linjë kanadeze e ka hequr termin "Zonja dhe Zotërinj" që prej 2019-ës.

Zgjedhja nëse do të përdorin fjalën “Përshëndetje”, “Mirëmëngjes”, apo “Mirëmbrëma” do të jetë një vendim që do të varet nga kreu i ekuipazhit të kabinës, por nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi direktivat e reja.

Ky rregull do të zbatohet gjithashtu edhe për filialet e kompanisë gjermane: Austrian, Swiss, Eurowings dhe Brussels Airlines.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar komentet mbi vendimin e Lufthansa-s. Shumë prej njerëzve e konsiderojnë si marketing për të tërhequr vëmendjen dhe klientë të rinj.