Stil jete

Përse na bëhet mishi kokrra-kokrra?

Përse na bëhet mishi kokrra-kokrra?

Disa fenomene fizike janë me të vërtetë të çuditshme. Të dridhurat, teshtima, janë ato që nuk i kontrollojmë dot edhe nëse duam. E bashkë me to edhe ngjethjen e mishit, ose siç i themi ndryshe mishin kokrra-kokrra.

Përse ndodh?

Ajo që duhet të dish së pari është se ky fenomen është i dobishëm.

Ngjethja e mishit ndodh zakonisht kur kemi ftohtë, ose kur kemi emocione.

Nuk është nevoja as ta thuash, por i ftohti dihet që nuk është një gjendje e favorshme për trupin. Era e freskët është ok, por të qenit i ekspozuar ndaj temperaturave afër zeros, për një kohë të gjatë dhe të ndjerit ftohtë, është një rrezik serioz për shëndetin.

Trupi mund të humbasë të gjithë nxehtësinë e tij, duke na bërë të kalojmë në hipotermi.

Çfarë ndodh konkretisht?

Konkretisht, receptorët e lëkurës komunikojnë me muskujt për situatën e rrezikshme (të ftohtë) dhe ngrejnë poret e qimeve dhe i bëjnë më të ngurta. Poret në epidermë shfaqen si ënjtje të vogla dhe qimet, nga pozicioni normal horizontal, nighen lart. Kjo i jep një mbrojtje shtesë lëkurës së ekspozuar ndaj të ftohtit dhe e ndalon të ftohtin të hyjë në brendësi të lëkurës. Në këtë mënyrë ne humbim më pak nxehtësi dhe është më e lehtë të ruajmë temperaturën normale të trupit (dhe të mos ftohemi shumë).