Stil jete

Përse nuk duhet të shkosh kurrë në muaj mjalti menjëherë pas dasmës

Përse nuk duhet të shkosh kurrë në muaj mjalti

Të porsamartuarit largohen për muajin e mjaltit menjëherë pas përfundimit të dasmës së tyre, ose ndoshta disa ditë më vonë.

Ka më shumë se një arsye për të mos shkuar në muaj mjalti menjëherë pas dasmës.

Ka më shumë kohë për të kursyer.

Dasmat mund të jenë thjesht ceremonia më e shtrenjtë që mund të organizoni ndonjëherë për veten tuaj. Dhe shumë çifte shpenzojnë pothuajse të gjitha kursimet e tyre për atë ditë të veçantë, që do të thotë se një muaj mjalti do t'i rëndojë. Pra, ndoshta do të ishte më praktike dhe më e lehtë për ta shtyrë atë për disa muaj ose deri në një vit. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të kurseni mjaftueshëm para, kështu që jeni të lirë të shpenzoni çfarë të doni dhe jo çfarëdo që ju mbetet.

Do të keni mundësi të merrni më shumë ditë leje nga puna.

Shumë çifte marrin pushim nga puna në mënyrë që të martohen dhe të shijojnë pak kohë të lirë para dhe pas ditës së madhe. Nuk ngelen shumë ditë leje në dispozicion nga puna. Duhet të kthehesh atje, ndaj mos i bëj me nxitim pushimet e muajit të mjaltit. Mund t`i shtysh për pak më vonë.

Do ta planifikoni pa asnjë stres.

Detajet që do t'ju duhet të planifikoni për martesën tuaj janë tashmë dërrmuese dhe stresuese. Ju nuk keni nevojë për muajin e mjaltit si një gjë shtesë për t'u shqetësuar. Pra, në vend që të bëni kaq shumë përpjekje për kaq shumë gjëra gjatë një periudhe të caktuar kohe, mund t'i shpërndani ato.

Do të keni diçka argëtuese për të pritur me padurim.

Jeta e përditshme mund të bëhet goxha e tensionuar dhe e lodhshme, dhe dasma juaj është një stres më vete. Pra, mund të jetë më mirë të shijoni muajin e mjaltit kur të jeni pak më të qetë.

Do të mund të kalosh kohë me miqtë dhe familjen nga larg

Në shumicën e familjeve ka njerëz që jetojnë larg dhe vijnë kastile për dasmën. Pse të ikësh dhe t`i lësh aty.