Stil jete

Përse nuk duhet të veshësh shapka nëse po punon nga shtëpia?

Përse nuk duhet të veshësh shapka nëse po punon nga

Po punon nga shtrati apo divani me pizhame dhe me pantofla, por mos e bëj. Jo vetëm sepse sugjerohet që gjatë orarit të punës të kesh një veshje të përshtatshme, llogarit që mund të bësh dhe mbledhje online, por gjithashtu shapkat janë të dëmshme.

Je që je ulur, në shtëpi, më mirë qëndro zbathur. Shapkat dëmtojnë këmbët. Jo aq sa këpucët e me takë, por gjithsesi janë të dëmshme për muskujt dhe receptorët e këmbëve.

Keni parë të moshuar që mezi i hedhin dhe i ngrejnë këmbët? Kjo për shkak të përdorimit të shapkave dhe qëndrimit ulur në karrige për një kohë të gjatë, përgjatë gjithë jetës.

Një eksperte sugjeron të punohet me këmbët zbathur. Ajo tregon se është e rëndësishme të ndjesh tokën nën këmbë, temperaturën dhe lëvizjet.

Ekzistojnë 33 nnyje në këmbë dhe gati 25% e të gjitha eshtrave të trupit të njeriut. Nëse ato s`mund të lëvizin lirshëm siç duhet, as në shtëpi, si pretendohet të funksionojë mirë gjithë trupi.

Përse nuk duhet të veshësh shapka nëse po punon nga

Përse nuk duhet të veshësh shapka nëse po punon nga

Një nga personazhet shqiptare që është shfaqur zbathur në çdo postim dhe video nga shtëpia është botuesja Arlinda Dudaj, e cila në një intervistë për Tiranapost tha se është shfaqur ashtu siç realisht qëndron në shtëpi dhe si ndihet rehat. Po përveç rehatisë, qenka dhe e shëndetshme.

*Burimi Metro