Stil jete

Përse nuk duhet t`i nderni rrobat brenda në dhomë?

Përse nuk duhet t`i nderni rrobat brenda në dhomë?

Jo të gjithë kanë një kopsht, një tarracë apo një ballkon në të cilin mund të nderin. Sidoqoftë, të varëse nga ato për tharje dhe mbajtja brenda shtëpisë, nuk është zgjedhje që duhet bërë.

Bën dëm për shëndetin.

Ata që kanë një sistem të dobët imunitar, ose ata që vuajnë nga ankthi, janë në rrezik më të madh, pasi, me sa duket, tharja e rrobave në shtëpi do të krijonte një terren pjellor për zhvillimin e një kërpudhe të veçantë, “Aspergillus fumigatus”, përgjegjëse për infeksionet pulmonare, pra në mushkëri.

Kërpudhat në mjedise të lagështa shumohen shpejt.

Një sistem i fortë imunitar mund t`i shkatërrojë kërpudhat, por jo të gjithë kanë fatin të kenë një sistem të tillë.

Aspergillosis, sëmundja e shkaktuar nga ky lloj myku, mund të çojë në komplikime serioze ata me sëmundje të mushkërive, por edhe për pacientët me kancer që i nënshtrohen radioterapisë, ata me HIV/AIDS ose sëmundje të tjera autoimune.

Ju duhet një zgjidhje tjetër sigurisht. Shfrytëzimi i dritareve ose makinave enkas për tharje, por kurrsesi brenda në dhomë. Kjo është e ndaluar.

*Burimi Roba da Donne