Stil jete

Përse nuk po dobësohesh edhe pse po ha shëndetshëm?

Përse nuk po dobësohesh edhe pse po ha shëndetshëm?

“Unë po ha shëndetshëm, por nuk po dobësohem”, ose “Unë po ha shëndetshëm, por si dreqin po shtoj peshë kështu”, janë disa nga fjalitë që thuhen shpesh e që kanë nxitur Laura Lambe për t`ju përgjigjur. Në faqen e saj në Instagram sqaron se ku qëndron problemi i këtyre njerëzve dhe çfarë duhet të bëjnë ndryshe.

Fakti që ha shëndetshëm, ose ushqime të shëndetshme nuk do të thotë se këto nuk kanë vlera kalorike. 

Për të humbur peshë duhet të keni një defiçit kalorish, që do të thotë të konsumoni ose hani më pak kalori dhe të digjni më shumë kalori sesa po konsumoni. ??E vërteta është se shumë ushqime “të shëndetshme” janë të dendura me lëndë ushqyese, por edhe me kalori.

Përse nuk po dobësohesh edhe pse po ha shëndetshëm?

Pra, thjesht ngrënia e ushqimit "të shëndetshëm" nuk do të çojë në humbje të dhjamit. Si edhe në foton më sipër, kalori kanë shumë edhe dy kokrra bajame.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet të heqësh dorë nga ushqime të caktuara. Kjo do të thotë t`i hash ato në mënyrë të moderuar. Pra sasia ose madhësia e asaj që ha ka rëndësi më shumë se sa ajo që ha.

Disa pika që nuk duhet të harrohen janë:

Diçka që është etiketuar si "ushqim i shëndetshëm" nuk është domosdoshmërisht e shkëlqyer për humbjen e peshës.

Diçka që është etiketuar "Yndyrë e ulët" nuk do të thotë që s`ka kalori dhe karbohidrate / sheqerna.

“Gluten Free” nuk do të thotë që s`ka kalori.

Në fund të ditës - Çdo gjë që konsumoni përveç ujit përmban kalori.

Nëse nuk dini nga të filloni Laura sugjeron të përdorni aplikacionin "myfitnesspal", një mjet i shkëlqyer për t'u përdorur për të paktën 30 ditë dhe për t'ju dhënë një ide se sa kalori po konsumoni në përgjithësi.