Stil jete

Përse Squid Game i la pas gjithë serialet e Netflix?

Përse Squid Game i la pas gjithë serialet e Netflix?

“Squid Game” është seriali që po thyen rekorde shikueshmërie. 111 milionë njerëz e kanë parë këtë serial në më pak se katër javë. Duke lënë pas kështu “Bridgerton” të parë nga 88 milionë përdorues. Këto janë shifra të publikuara nga Netflix dhe nuk futen në këtë llogaritje, shikuesit nga faqet pirate. Pra numri duhet të jetë shumë më i lartë.
“Bridgerton” njihet si një serial ku mbizotëron romanca në dallim me “Squid Game” ku mbizotërojnë disa prej skenave më të dhunshme të para ndonjëherë.
Një lojë mbijetese ku nuk mungojnë dhe skenat e përgjakshme. Fakti që ky serial mbështetet në realitet mbase ka ndikuar gjerësisht audiencën. Ashtu si në jetën reale pabarazitë ekonomike dhe sociale mbeten faktor kyç. Pra njerëzit kanë zgjedhur të shikojnë dhunën, përpara dashurisë së "Bridgerton".
Ky fakt ka nxitur diskutime: nëse shikueshmëria po zgjidhet nga vetë përdoruesit e Netflix apo është pasojë e algoritmit?