Stil jete

Piers Morgan për dokumentarin e Meghan dhe Harry-t: Princesha pinoke dhe Princi hipokrit

Piers Morgan për dokumentarin e Meghan dhe Harry-t: Princesha pinoke dhe

Moderatori Piers Morgan e ka quajtur Meghan Markle dhe Harryn, Princesha pinoke dhe Princi hipokrit pasi zëri i tij u shfaq në dokumentarin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Piers Morgan për dokumentarin e Meghan dhe Harry-t: Princesha pinoke dhe

“Princesha pinoke dhe Princi hipokrit përdorin zërin tim për të fshikulluar seritë e tyre të tmerrshme të reja. Jam i traumatizuar nga ky shfrytëzim.”, shkruan Piers në një tweet .

Javën e kaluar, një teaser për dokumentarin e Princit Harry dhe Meghan Markle u publikua nga Netflix.

Klipi 1 minutësh dhe 12 sekonda i dha shikuesve një shije të asaj që mund të presin nga dokumentari: intervista dhe një pasqyrë nga prapaskenat e kohës së çiftit në familjen mbretërore.