Stil jete

Po fiksohemi më shumë se duhet tek e keqja e Inteligjencës Artificiale, në fakt ka më shumë të mira

Po fiksohemi më shumë se duhet tek e keqja e Inteligjencës

Jane Hartley, ambasadorja amerikane në Britani ka dhënë një intervistë për Amanpour ku ndër të tjera është pyetur edhe për Inteligjencën Artificiale si një nga temat më aktuale.


Amanpour i thotë: "A mund të të pyes në lidhje me Inteligjencën Artificiale (AI) duke qenë se menaxhimi i saj është një prioritet i Presidentit Biden?"

Hartley përgjigjet: "Shumica e njerëzve flasin për pasojat negative që mund të vijnë në terma afatgjatë, si rreziku nga krimi kibernetik për shembull. Po theksi duhet vënë edhe tek mungesa e informacionit apo keqinformimi.

Unë mendoj që gjëja më e rëndësishme që duhet të përmendim është nënshkrimi i 28 shteteve për të bashkëpunuar në këtë fushë dhe për të ndarë informacion. Unë mendoj që nuk duhet të humbasim nën kërcënimet e AI, por duhet të shikojmë edhe efektet pozitive. Nëse flasim për edukimin apo kujdesin për shëndetin, duhet të shikojmë sesi po krijohet mundësia që çdokush të ketë trajtimin e vet unik, të personalizuar ndaj kancerit, bazuar në imunitetin e tij."

E në fakt lajmet dhe fokusi në përgjithësi ka qenë më shumë i orientuar drejt pasojave negative që mund të vijnë me Inteligjencën Artificiale, sesa drejt efekteve pozitive që ajo aktualisht ka, por që edhe premton të ketë.