Po lindin pak fëmijë, sepse jo të gjithë janë të gatshëm të ndryshojnë jetën e tyre për dikë tjetër

Kriza e lindshmërisë qëndron krahas krizës klimatike. Janë dy kriza që kanë të bëjnë me fjalën më të vështirë “Fundi”. Fundi i botës për të cilin flasim kaq shumë e prej vitesh. E nëse kriza klimatike nuk matet me shifra fikse, ajo e lindshmërisë po.
Ulja e lindjeve, do të thotë automatikisht më pak prindërim.
Megjithatë gjithnjë e më shumë njerëz duan një fëmijë me çdo kusht. Duket si një kontradiktë. Por nuk është. Një fëmijë do të mbajë emrin tuaj në botë dhe do t'ju mbajë gjallë shumë kohë pas vdekjes suaj. Është një garanci e pavdekësisë.
Por një fëmijë është gjithashtu bartës i frikës së madhe. Para së gjithash: a do të kem para për ta mbajtur atë? A do të kem kohë të kujdesem për të? A do të jem në gjendje ta mbroj atë nga një shoqëri e dhunshme dhe e egër? A do të jem në gjendje ta mësoj atë të mendojë me kokën e tij? Nën këto pyetje qëndron ai që është i ndaluar të pyesë: A do të dua ta ndryshoj jetën time për të? Familja nuk është e shkruar në gur, por në histori. Domethënë është produkt kulturor.
Por tani, çfarë është familja?
Një partneritet nga i cili duhet të përfitojnë pjesëmarrësit. Por edhe një vend i lirisë individuale. Zakoni ynë për të marrë në vend të dhënies sigurisht që nuk ndihmon për të krijuar një familje. Më mirë vetëm, ose më mirë me dy. Më pak rrezik, më pak ankth. Fëmijët mund vdesin në aksidente, mund të sëmuren nga ndotja, përdhunohen dhe ngacmohen, dehen në moshën 12-vjeçare, marrin drogë në moshën 14-vjeçare, luajnë lojëra vdekjeprurëse të nxitura nga interneti.
Të jesh prind është një punë e vështirë, veç punës jashtë shtëpisë për të sjellë të ardhurat në shtëpi. Sfida kanë prindërit e varfër që përpiqen të dalin nga varfëria, por sfida kanë edhe prindërit e pasur që përpiqen të ruajnë pozicionin e tyre.