Stil jete

‘Po më mërzit me këtë mënyrë sjelljeje'. Pse nuk duhet t`ia thuash kurrë fëmijës këtë fjali

‘Po më mërzit me këtë mënyrë

Edhe njëherë, siç bën gjithmonë, Lira Gjika ka ndarë një status të shkurtër ku tregon fjalinë që prindërit përdorin shpesh me fëmijën, por që s`duhet: Po më mërzit me këtë mënyrë të sjelluri.

‘Po më mërzit me këtë mënyrë

“’Po më mërzit me këtë mënyrë të sjelluri’. ‘Mos vazhdo të sillesh kështu se do të mërzitem dhe e di ti pastaj’. Këto shprehje që përdoren rëndom nga nëna, baballarë dhe gjyshër, do të ishte mirë të mos përdoren më. Ato nuk tregojnë gjë tjetër, por vetëm padurimin dhe mërzinë e prindërve për të ndihmuar fëmijën të mësojë sjelljet e duhura që e ndihmojnë të rritet si i rritur e qytetar. Këto shprehje ushqejnë frikën dhe mbajnë gjallë te fëmija mosbesimin dhe ndjesinë e të qenit vetëm edhe pse është i rrethuar nga të rritur. Frika nga prindërit dhe mosbesimi te ata, mbajnë gjallë konfuzionin dhe për pasojë paaftësinë për të marrë komanda dhe për t’i zbatuar ato. Kujdes, prindër dhe të rritur të tjerë”, shkruan Lira Gjika.