Nëse dyshemeja e shtëpisë apo e ambientit të punës po mbushet me fijet e flokëve të tua, mos u shqetëso se nuk je e vetmja. Të shumtë janë ata që ankohen se sa herë prekin flokët ju ngelin fije nëpër duar, ose sipër pulovrave të pambukta. Rënia e flokëve është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë për t`u shqetësuar. Rënia më e madhe e flokëve ndodh në vjeshtë dhe në verë, kur ndërron edhe gjaku.
Flokët janë ato që mbrojnë lëkurën tonë nga rrezet e forta të diellit. Ndërsa temperaturat e ftohta i lenë të mbyllura poret e lëkurës së kokës, duke bërë që në verë të ketë më shumë rënie të flokëve ndërsa në dimër më pak. Edhe nëse na bien flokët këtë periudhë, është për shkak të poreve që kanë qenë të hapura në verë dhe disa fije të shkëputura që ende nuk kanë rënë apo nuk janë larguar nga flokët.
Vazhdimisht ne furnizohemi me flokë të rinj dhe se rënia e tyre është krejtësisht normale. Vlerësohet se ne humbim rreth 100 qime në ditë, e cila balancohet me shkallën e daljes së flokëve të reja.
Nëse të duhen disa këshilla:
Ja si të rigjallëroni flokët në mënyrë natyrale.
-Një dietë e ekuilibruar luan një rol të rëndësishëm në kujdesin e flokëve. Duhet të përfshini në dietë ushqime që përmbajnë vitaminën A, C, hekur dhe omega-3 pasi ato ushqejnë rrënjët e flokëve.
-Kimikatet e forta në shampon që përdorni mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, prandaj ndërrojini me shampo organike dhe do të vëreni një ndryshim pozitiv.
-Lëngu i qepës dhe përdorimi më pas duke e aplikuar në tërë gjatësinë e flokut për të paktën 30 minuta përpara se të lahet është një metodë e këshillueshme për ju që keni të tilla probleme.
-Uji i fermentuar i orizit thuhet se ndihmon shumë në rritjen e flokut. Gjithçka që duhet të bëni është të njomni orizin në disa gota ujë për 15 minuta, më pas ta kulloni ujin dhe ta ruani për 48 orë. Përdorni ujin e orizit të fermentuar për të larë kokën dhe rrënjën e flokëve dhe me siguri do të shikoni rezultate vetëm pas disa përdorimesh.