Po të vjen fatura e energjisë e lartë? Kujdes nga pajisjet që harxhojnë edhe kur janë të fikura
Energjia elektrike harxhohet edhe kur disa pajisje janë të fikura. Ndaj shpeshherë është e nevojshme të hiqet nga priza. Dhe bëhet fjalë pikërisht për ato që i lëmë në prizë 24/7.
Karikuesi i celularit
Shumë njerëz lënë karikuesit të lidhur në prizë çdo ditë.
Mikrovala
Nëse nuk hiqet nga priza, mikrovala mund të konsumojë 3 W më shumë.
Kompjuterët
Megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjutera fikse. Këto pajisje janë gjithmonë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterët, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.
Makineria e kafesë
Hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.
Televizori
TV juaj harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe tek modelet A +, pra ekonomiket.