Politikat novatore sjellin ndryshime të ndjeshme, mbahet konferenca “ReThink” në Beograd: Të mësojmë nga Suedia
“Suedia ishte një nga vendet e pakta në botë që ndoqi një qasje të re dhe realiste ndaj duhanit, dhe kjo rezultoi të ishte e duhura. Suedia ka një strategji unike për menaxhimin e duhanpirjes, që e ka vendosur atë në rrugën për t’u bërë vendi i parë pa tym në Evropë,”
Kështu u shpreh Patrik Hildingsson, Zëvendëspresident i Komunikimit dhe Çështjeve Korporative në Swedish Match, prodhuesi më i madh në botë i produkteve të nikotinës orale, gjatë konferencës “ReThink: Të mësojmë nga Suedia”, e organizuar nga Philip Morris në Beograd.
“Që nga vitet ’70, Suedia ndryshoi drejtim në politikat për duhanin dhe rifilloi të përdorte traditat e saj — produktet orale të nikotinës si snus, dhe qeskat e nikotinës. Kjo na ndihmoi të ulim normat e duhanpirjes në rreth 5%, më të ulëtat në Evropë. Më e rëndësishmja, ne kemi normat më të ulëta të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen, përfshirë kanceret orale dhe të mushkërive,” shtoi Hildingsson, duke theksuar rëndësinë e inovacionit dhe produkteve alternative në luftën kundër duhanit.
Shembulli i Suedisë duhet të shërbejë si një frymëzim për vendet e tjera që përballen me sfida në luftën kundër duhanpirjes. Ky ishte mesazhi kryesor nga Tommaso Di Giovanni, Zëvendëspresident i Komunikimit Ndërkombëtar në Philip Morris International (PMI).
“Që praktika të tilla të kenë një ndikim të fuqishëm pozitiv në shëndetin publik global, janë të nevojshme politika novatore që inkurajojnë duhanpirësit, të cilët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga nikotina, të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme se cigaret. Po ashtu, kompanitë duhet të investojnë dhe të zhvillojnë më tej këto alternativa,” tha Di Giovanni. Ai theksoi se, ndërsa industria nxit ndryshimet, edhe aktorët e tjerë duhet të përfshihen — rregullatorët, organizatat e shëndetit, OJQ-të dhe komuniteti shkencor.
Di Giovanni solli shembuj nga vende si Japonia, Zelanda e Re dhe Suedia, të cilat kanë përgjysmuar numrin e duhanpirësve brenda tetë viteve.
“Këto vende kanë treguar se masat tradicionale kundër duhanit, të përqëndruara në ndalim, nuk kanë rezultuar aq efektive. Ulja e konsiderueshme e normave të duhanpirjes është rezultat i konceptit të reduktimit të dëmit dhe lejimit të alternativave më pak të dëmshme, të cilat janë të mbështetura shkencërisht.’’ shtoi ai.
Folësit theksuan gjithashtu rëndësinë që produktet me risk të reduktuar të njihen nga institucione të shëndetit të njohura globalisht. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), bazuar në studime të shumta shkencore, autorizoi në vitin 2019 dhe e rikonfirmoi këtë vit që përdorimi i snus nga Swedish Match në vend të cigareve ka rrezik më të ulët për prekjen nga disa sëmundje të lidhura me duhanin. FDA e mori këtë vendim bazuar në standardin e saj që ofrimi i këtij informacioni për konsumatorët dhe lejimi i produktit në treg mund të promovojë shëndetin publik.
Me blerjen e Swedish Match, Philip Morris zgjeroi portofolin e saj në këtë kategori produktesh, duke u ofruar duhanpirësve të rritur alternativa më pak të dëmshme se cigaret.
Në këto kohë komplekse që po jetojmë, ky është shembulli i një kompanie që i reziston kohës duke përqafuar ndryshimin – sipas Magnus Lindkvist, autor dhe personazh që njihet për parashikimet e tij mbi jetën, ekonominë, cështjet sociale dhe të ardhmen. Duke theksuar se inovacioni është ‘faktori X’ për të nesërmen.
“Asgjë fantastike nuk do të ndodhë nëse nuk merrni rreziqe. Identifikoni raste specifike dhe interesante që mund të ndryshoni. Kërkoni zgjidhje për problemet aktuale, dhe veproni në vend që të përpiqeni të jeni të përkryer,” përfundoi Lindkvist.