Stil jete

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në karantinë

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Happier with Gretchen Rubin

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Më shumë se 95 milionë shkarkime. Rubin dhe motra e tij Elizabeth japing këshilla praktike të shoqëruara me anekdoda për të qenë më të lumtur.

Slow Radio

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Një masazh i mirë për trurin sidomos mund ta dëgjosh duke punuar. Antidoti më i mirë për ankthin dhe madje mund ta vendosni dhe zile telefoni për t`u zgjuar nga gjumi.

Modern Love

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

New York Times e ka shndërruar në një podcast brilant një nga rubrikat e tij më të njohura, që paraqet histori dashurie nga mahnitëse në qesharake dhe që janë idealet për t`u dëgjuar para gjumit.

How To Fail With Elizabeth Day

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Autorja tregon pse momentet e dështimit në të vërtetë mund të çojnë në sukses përfundimtar. Histori suksesi, dështimi, dashurie dhe tradhtie me një mori personazhesh.

Desert Island Discs

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Me gjithë këtë distancim social, shtëpitë tona kanë filluar të duken si ishuj të shkretëtirës. Pra, çfarë të dëgjosh më mirë, sesa tregimet nga njerëzit më tërheqës të shekullit të kaluar, nga Princesha Margaret e deri te Margaret Thatcher.

Deliciously Ella

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Një podcast i dedikuar eksplorimit të mirëqenies mendore dhe fizike. Deliciously Ella jep recets gatimi mes duetit burrit-grua, Ella dhe Mattheë Mills. Në secilin episod ata mirëpresin mysafirët - nga mjekët tek autorët dhe ekspertët e mirëqenies, për të diskutuar temat përkatëse. Ushqim i mirë, biseda interesante dhe humor elegant.

Table Manners with Jessie Ware

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Prezantohet nga Jessie Ware dhe nëna e saj shefe kuzhine. Formula është e thjeshtë: biseda duke gatuar. Sigurisht me miq të ftuar që nga Ed Sheeran, tek Paloma Faith.

In Our Time

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Podcasti i përsosur për ata që  duan të mësojnë në fusha të ndryshme për të cilat gjithmonë kanë pasur kuriozitet, por kurrë nuk kanë pasur kohën për ta bërë. Melvyn Bragg jep një skicë të qartë të temës në diskutim, prezanton tre akademikë të lartë në atë fushë dhe pastaj drejton diskutimin për 42 minuta. Gama është e madhe, nga historia, tek shkenca, letërsia e deri tek filozofia.

Unlocking Us

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Një nga autorët më të lexuar të Neë York Times, Brene Brown sapo ka nxjerrë një podcast për t`iu dhënë përgjigje pyetjeve më shqetësuese.

“Dua që ky të jetë një podcast i vërtetë, i palodhur, i sinqertë, dhe të reflektojë magjinë dhe çmendurinë e asaj që do të thotë të jesh njeri”, thotë autorja.

Një podcast që merret me çështje që fillojnë nga pëlqimi deri te dhuna seksuale dhe drejtësia sociale. Deri tani janë publike vetëm 3 episode.

Shedunnit

Podcasts më të mira që duhet të dëgjosh në

Nëse dëshironi të mendoni për ndonjë gjë tjetër përveç pandemisë koronavrius, atëherë Caroline Crampton ju pret në këtë podcast mrekullisht shpërqendrues që lidhet me trillimet detektive të epokës së Artë, duke diskutuar libra si Agatha Christie, Ngaio Marsh dhe Dorothy L Sayers. Çdo episod është i shkurtër, 20 minuta që ikin shpejt.

*Burimi Harpers Bazaar