Stil jete

Video/ Portalet e drejtuara nga burrat s`kanë rregulla loje, etikë apo empati, por vetëm biznes dhe klikime

Video/ Portalet e drejtuara nga burrat s`kanë rregulla loje, etikë apo

Dalina Buzi, gjithnjë e më aktive, me mesazhet e saj publike këtë herë është ndalur në fenomenin e portaleve dhe sesi ndikon gjinia e drejtuesit në titujt e lajmeve.

Portalet e drejtuara nga burrat s`kanë rregulla loje, etikë apo empati, por vetëm biznes dhe klikime.

Rasti i Georgina Rodriguez ishte shkaku, por analiza e Buzit shkon më gjatë në kohë për shumë tituj mizogjen apo bullizues për adoleshentët dhe fëmijët që rriten duke u rrethuar nga ky mjedis titujsh helmues e paragjykues.

“Media është një pushtet, që quhet pushtet i katërt. Në pushtetin e katërt, bazuar në titujt e portaleve, unë i skanova të gjithë titujt e portaleve dhe pashë portali im që ka një grua nuk e ka, portali i Mira Kazhanit nuk e ka, portali i Alketa Vejsiut nuk e ka. Pjesa më e madhe e këtyre portaleve që janë gjysmë politikë, këto e kanë. Çdo portal merr frymën e kryeredaktorit. Kryeredaktori nuk e çan kokën fare se çfarë lloj imazhi apo çfarë lloj edukimi do t`i japë publikut. Këtu edukimi ka ikur fare, është vetëm Bussinesmaking. Në bussinesmaking ai e lejon këtë gjë. Unë nuk e lejoj këtë gjë. Presioni i këtyre u shkon kalamajve, 17-vjeçarëve që s`kanë lindur ndonjëherë , apo 20-vjeçarëve, vjen nga mediat. Se ai e sheh veten dhe thotë sa bukur duket filani sa mrekullisht. Ky presion të vjen nga ata, të vjen nga pushteti i katërt të vjen edhe nga publicitetet. Shiko sa mirë e ka trupin ky, sa mirë e ka kjo. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Nuk ma heq njeri mendjen që kjo ka filluar nga lart dhe nga lart është burri”, tha Dalina në “Goca e Gra”.